Vllaznia zyrtarizon marrëveshjen me nigerianët, Lika drejt Afrikës

5 Dhjetor 2018
10:57
Eraldo Harlicaj
back button

Vllaznia ka zyrtarizuar marrëveshjen me akademinë nigeriane “Derby”. Administratori i Përgjithshëm i klubit shkodran, Suad Lici dhe drejtori sportiv, Engin Firat, kanë udhëtuar drejt vendit afrikan për të parë nga afër elementët e rinj, me shpresën e mirë të gjejnë ndonjë futbollist të spikatur. Një marrëveshje interesante, pasi klubi kuqeblu merr të drejtën e transferimit të lojtarëve të kësaj akademie jashtë vendit afrikan.

Njoftimi i klubit – “Dy drejtuesit e lartë të KF Vllaznia, administratori Suad Lici dhe drejtori sportiv Engin Firat prej disa ditësh ndodhen në Nigeri për të nisur një bashkëpunim me një Akademi të njohur atje. Pas ndjekjes së një turneu me 6 skuadra në Abuja, ato kanë udhëtuar drejt qytetit Jos, një qytet i famshëm për lojtarët e mirë që dalin nga Nigeria. Administratori Suad Lici ra dakord me ‘Derby Futboll Akademy’ për të pasur të drejtën ekskluzive për transferimin e lojtarëve jashtë këtij vendi. “Derby” ka shumë lojtarë që luajnë në skuadrën kombëtare të të rinjve të Nigerisë.

“Në të ardhmen ne duam të marrim lojtarë 18-20 vjeçarë nga ky vend, për t’i afruar te skuadra jonë ‘Vllaznia B’, në mënyrë që të përshtaten me futbollin shqiptar dhe me lojtarët e talentuar që ne kemi në Shkodër. Në momentin që do të jenë gati, ato do të jenë më pas pjesë e skuadrës ‘Vllaznia A’. Dy drejtuesit e klubit kanë rënë dakord që të dërgojmë trajnerin tonë për të bërë një vizitë të shkurtër në Nigeri, për të mbikëqyrur dhe identifikuar lojtarë që mund të vendosen në shërbim të Vllaznisë. Presidenti i Klubit të Futbollit ‘Derby’ Elio Faddoul dhe administratori i KF Vllaznia z.Suad Lici kanë rënë dakort për shumë çështje, të cilat do të vazhdojnë më tej me krijimin e marëdhënieve të qëndrueshme në të ardhmen”, – përfundon njoftimi i klubit shkodran.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit