Vllaznia-Bylis, ja ku dhe kur do të luhet finalja e titullit 30-milionësh

20 Maj 2019
13:43
Alfred Lleshi
back button

Dihen tashmë dy skuadrat, që do të ngjiten në Superiore, sezonin e ardhshëm. Vllaznia dhe Bylis, si kryesues të dy grupeve të Kategorisë së Parë, e kanë siguruar këtë të drejtë falë rezultateve pozitive të krejt kampionatit. Megjithatë, duhet ndarë edhe një verdikt tjetër mes tyre, kampioni i kësaj kategorie. Për këtë, do të luhet ndeshja direkte, e cila është zyrtarizuar sot nga FSHF. 

Kjo e fundit ka vendosur që finalja e titullit në Kategorinë e Parë, Vllaznia-Bylis, të luhet ditën e enjte në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, ora 16:00. Këtë fakt e bën me dije edhe klubi ballshiot i futbollit, që fton mbështetësit e vet në këtë ballafaqim me aromë Superioreje, ku trofeu vlen jo pak, por 30 milionë lekë të vjetra. Me siguri, trofeun e ka synim edhe Vllaznia, që pret mbështetje maksimale nga tifozët e saj. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit