Vllaznia-Tirana: Lojë e ndezur dhe me raste, tifozët entuziazëm e sharje në kor (VIDEO)

31 Gusht 2019
19:47
back button

Spektakël në tribuna, lojë e ndezur dhe duele pa fund në 45 minutat e para të Vllaznia-Tirana, që u mbyll me rrjeta të paprekura, por me disa mundësi shënimi.

Tirana provoi me Osmanin dhe Cale, por në të dy rastet shkodranët shpëtojnë paq, edhe falë reflekseve të portierit Alen Sherri.

Ndërsa Vllaznia i është përgjigjur me një goditje nga një faull i fituar në vijën anësore, por topi kaloi mbi kuadratin e portës.

Ndërkohë që përplasje të forta ka patur midis dy tifozerive, ku nuk kanë munguar sharjet dhe ofendimet në kor.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit