Vlon debati mes portierëve të Gjermanisë, Neuer tregon “afatin e skadencës”

18 Shtator 2019
13:01
Alfred Lleshi
back button

Në kulmin e debatit publik se kush duhet të jetë portieri titullar i Gjermanisë, “Bild” zbulon se Manuel Neuer e ka një “datë skadence”, të paktën me kombëtaren e tij. Momenti i shënuar me të kuqe për “pensionimin” e tij duket se është viti 2020. Qëllimi i tij është që të luajë edhe në Kampionatin Europian të radhës. Më pas, portieri 33-vjeçar do të largohet nga kombëtarja e drejtuar nga Joachim Löw. Megjithatë, nuk dihet nëse do ta lërë edhe Bayern Munich, për t’u tërhequr përfundimisht nga futbolli i luajtur: “Pas Kupës së Botës në Rusi i kam dhënë disa të dhëna për të ardhmen time. Nuk e di nëse do të jem akoma atje, në Botërorin e vitit 2022, sepse ka shumë faktorë, që duhet të merren parasysh. Duhet të shoh si do të jetë asokohe trupi im dhe sa forcë do të kem në atë moshë”.

Gjatë këtyre ditëve, debati për portën e Gjermanisë është intensifikuar. Kjo, falë deklaratave të Marc-André ter Stegen (ishte jetik mbrëmë, kundër Borussia Dortmund), se udhëtimi i fundit me kombëtaren kishte qenë goditje për të. Portieri i Barcelonës ka vite që po tregon një nivel të shkëlqyer, por tiullar mbetet Manuel Neuer. Ky i fundit iu përgjigj partnerit të tij se “gjëja më e rëndësishme është gjithmonë suksesi dhe mirëqenia e ekipit”. Ter Stegen reagoi flakë për flakë: “Fjalët e tij nuk janë të drejta”. Që atëherë, në Gjermani po zhvillohet një debat me dy palë: ata që vazhdojnë t’i besojnë Neuer dhe ata që presin së shpejti një ndryshim në portën e kombëtares.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit