Vogli në kundërsulm: Mema gaboi, Doka goditi policin bashkiak

19 Mars 2019
11:00
Eraldo Harlicaj
back button

Takimi më problematik i javës që lamë pas ishte ai ndërmjet Kastriotit dhe Tiranës, të fituar nga vendasit me rezultatin 1-0. Sfida u nxeh në fund të saj, kur trajneri Ardian Mema shkoi të sqarohej me gjyqtarin Olsi Sokoli, aty forcat e policisë reaguan ashpër ndaj tij. Në krahun tjetër, futbollistët patën debate me tifozët në momentin që dolën nga fusha e lojës dhe situata degravoi. 

Administratori i Kastriotit, Gazmend Vogli, foli në lidhje me një ngjarje të tillë dhe parashtroi se klubi krutan paragjykohet. "Pamjet flasin vetë. Ardian Mema u nxor nga arbitri dhe më pas u fut në fushë dhe kjo është e palejueshme. Futbollistët e Tiranës në vend që futen në dhomat zhveshjes përleshen me policët të cilët më pas nuk reagojnë. Në video shihet dhe Albi Doka që gjuan policin bashkiak nga dritarja e dhomës së zhveshjes”.

"Penalltia është e saktë, por po flitet për faull te portieri që për mua nuk ekziston. Nga ana e ekipit tonë nuk patën incidente. Organizimi ka qenë perfekt nga ana jonë e kemi pritur Tiranën si zotërinj e kanë ikur si zotërinj. Është thënë dhe stërthënë që është goditur lojtari Halili. Krejtësisht e pavërtetë. Tirana si rival i joni duhet të dilte më një deklaratë në këtë rast”, – tha Vogli. 

Zyrtari i ekipit krutan beson se skuadra e tij mund ta sigurojë mbijetesën dhe se çdo ndeshje për ta tashmë është finale e madhe. "Ne e shohim çdo ndeshje si finale. Kemi shpresa për mbijetesë. Trajneri, ekipi dhe drejtuesit kanë qenë mjaft korrekt. Kemi diferencë katër pikë diferencë nga Luftëtari dhe pesë pikë diferencë nga Tirana”, – tha Vogli.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit