Volejboll, kombëtarja U-20 kualifikohet në gjysmëfinalet e Ballkaniadës

27 Qershor 2019
8:34
Gentian Spiri

Kombëtarja U-20 në volejboll për meshkuj ka siguruar kualifikimin për në gjysmëfinale e Kampionatit Ballkanik të kësaj grupmoshe, turne që po zhvillohet në Tiranë. Kueqzinjtë e drejtuar nga trajneri Arben Sako i kanë fituar me rezultatin 3-0 të trija takimet e luajtura në fazën e grupeve, duke zënë vendin e parë në Grupin A.

Shqipëria fitoi 3-0 ndaj Kosovës në ditën e parë, rezultat që u përsërit edhe në dy takimet e tjera në grup, ato ndaj Greqisë dhe Maqedonisë. Për pasojë, kombëtarja kuqezi zuri vendin e parë në Grupin A dhe në gjysmëfinale do të luajë ndaj Malit të Zi, i renditur i dyti në Grupin B. Ndeshja tjetër gjysmëfinale është ajo mes Serbisë dhe Greqisë.

Për vendet 5-8 do të luajnë Maqedoni-Rumani dhe Kosovë-Bosnjë/Herzegovinë. Ky aktivitet po zhvillohet në sallën e lojërave me dorë “Feti Borova” në kryeqytet. Shqipëria ka shansin që të hyjë në zonën e medaljeve, pse jot ë shpallet kampione e Ballkanit për kategorinë U-20 në volejboll për djem.

Rezultatet e Shqipërisë

Shqipëri – Kosovë, 3-0

Shqipëri – Greqi, 3-0

Shqipëri – Maqedoni, 3-0

Kalendari i gjysmefinaleve

Lajme të tjera

Lajmet e fundit