Volejboll/ Përcaktohen gjysmëfinalet dhe datat e Kupës së Shqipërisë

8 Mars 2021
13:30
Telesport
back button

Pas përfundimit të fazës së parë të Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për femra dhe meshkuj do të zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale dhe ato finale të Kupës së Shqipërisë.

Për shkak të kohës së limituar që FSHV ka në dispozicion, është vendosur që ato të zhvillohen këtë mesjavë, në datat 9-11 mars. Më datën 9 mars do të zhvillohen gjysmëfinalet e femrave dhe një ditë më vonë ato të meshkujve. Më 11 mars do të zhvillohen dy finalet.

Këtë sezon, Kupa e Shqipërisë do të zhvillohet vetëm me pjesëmarrjen e 4 skuadrave më të mira, në përfundim të fazës së parë. Kështu, si te meshkujt ashtu dhe te femrat, në gjysmëfinalet play off janë kualifikuar dy skuadrat e para të çdo grupi.

Gjysmëfinale – Femra, 9 mars

Barleti Volley – Partizani, ora 16:00

Tirana – Vllaznia, ora 17:00

Gjysmëfinale – Meshkuj, 10 mars

Partizani – Vllaznia, ora 16:00

Erzeni – Tirana, ora 17:00

Lajme të tjera

Lajmet e fundit