Volejboll, shtatlarta e kombëtares rinovon me një vit kontratën në Izrael

7 Korrik 2020
11:06
Telesport
back button

Volejbollistja e kombëtares shqiptare të rrjetës, shtatlarta Sava Thaka, ka rinovuar edhe me një vit kontratën me skuadrën izraelite të Ashdodin. Shtatlarta nga Korça do të luajë kështu edhe për një vit në Izrael, ku u dallua me lojën e saj.

Lajmin e konfirmoi vetë lojtarja qendër e kombëtares kuqezi përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në “Facebook”. Thaka u transferua një vit më parë në Izrael, ku bëri një paraqitje të mirë, duke u rikonfirmuar te skuadra e Ashdodin.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit