Vonesa, pakujdesi dhe… Sa mistere rreth vdekjes së Maradona-s

27 Nëntor 2020
17:39
Denis Hakanaj
back button

Teksa bota e futbollit dhe jo vetëm po qan akoma vdekjen e Diego Armando Maradona-s, shumë pyetje dhe situata të paqarta në lidhje me orët e fundit të “Diez” po marrin formë.

Janë të shumta detajet që nuk përputhen mes versioneve zyrtare tyë policisë dhe dëshmive. Për të hedhur dritë mbi atë që ka ndodhur, në Argjentinë është hapur një hetim.

Ish-mjeku i Maradona-s, Alfredo Cahe, është kapur me metodën e zgjedhur për t’i shkuar në ndihmë Diego-s, dhe edhe për këtë çështje do të hetohet. Por pikëpyetja e parë e madhe ka të bëjë me orën e vdekjes.

Ndryshe nga sa është thënë në momentet e para, domethënë për një vdekje në orën 12 (me orën e Argjentinës) pas ngrënies së mëngjesit, hetuesit kanë përcaktuar se ora e vdekjes ka qenë rreth agimit.

Psikologu dhe psikiatri që kujdeseshin për të, duket se e kanë gjetur pa jetë në orën 11:30, duke rënë në kundërshtim me  dëshminë e infermierit të turnit atë natë, që siguron se e ka lënë në gjumë, por me frymëmarrje të rregullt, në orën 06:30 kur ka lënë turnin.

Çështja tjetër që duhet sqaruar ka t ë bëjë me “ndihmën e parë”, që ka qenë e vonuar sipas avokatit të Maradona-s, Matias Morla. Megjithatë, regjistrimet e marra nga qendra e kontaktit tregojnë të kundërtën, me ambulancën që ka shkuar në vend jo pas 30 minutash, por pas 12 minutash nga marrja e telefonatës.

Gjithsesi, duhet kuptuar edhe se kush, si dhe kur ka nxjerrë në qarkullim zërat për mëngjesin e konsumuar nga Diez atë mëngjes, gjë që nuk ka ndodhur.

Ndër të tjera, hetimet do të duhet të sqarojnë modalitetin e përdorur për të shkuar në ndihmë të Maradona-s. Një ndihmë që ka qenë “e papërshtatshme” për ish-mjekun.

Me Maradona-n kanë qenë gjithë ditën infermierja, nipi Johnny dhe miku Maxi Pomargo, por mbetet për t’u kuptuar pse Diego është lënë vetëm gjatë gjithë natës dhe për çfarë arsyeje, duke parë problemet kardiake, nuk kishte në shtëpi një defribilator dhe një specialist gati të ndërhyjnë në rast emergjence.

Këto dhe paqartësi të tjera do të hetohen nga autoritetet, që do të provojnë të kuptojnë nëse për Maradona-n është bërë gjithçka ishte e mundur ose nëse këtë herë, vendimet e njerëzve afër tij, kanë qenë fatale për neglizhencë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit