Votojnë tifozët, ja kush ishte gara më e bukur e Botërorit 2018

15 Dhjetor 2018
14:15
Telesport
back button

Cila ishte gara më e bukur e Botërorit 2019 në Formula 1? Për tifozët nuk ka asnjë dyshim, ajo e Çmimit të Madh të Amerikës, zhvilluar në Teksas, e cila u fitua nga piloti finlandez i Ferrarit, Kimi Raikkonen. Kjo garë ka marrë 30% të votave nga ana e fansave, që kanë përzgjedhur garën amerikane si më tërheqësen e këtij viti.

Kanë qenë 16 mijë fansa ata që kanë dhënë votën e tyre, duke preferuar garën ku triumfoi Kimi Raikkonen, një fitore speciale për të, që rikthehej te suksesi pas 5 vitesh, në sezonin e fundit me “kokëkuqen”. Në vendin e dytë u rendit gara e Azerbajxhanit, me 13% të votave e më pas ajo e Britanisë së Madhe, me 9% të votave. Më pas u klasifikuan garat e Gjermanisë e Austrisë, respektivisht me 8 dhe 6% të votusve.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit