Vuajtja mbaroi! Pas 3 vitesh, feston edhe Vushtria!

13 Maj 2019
18:18
Anton Cicani
back button

Vushtria është rikthyer në elitën e kampionatit kosovar, pasi përjetoi për 3 vite radhazi vështirësitë për t'ia dalë në Kategorinë e Parë, aty ku u desh edhe të ndryshonte shumë gjëra për t'u rimëkëmbur.

Kur kanë mbetur edhe dy javë nga fundi, matematika i jep ngjitjen më lart ish-ekipit të Armend Dallkut, edhe pse humbi 4-3 ndaj Dukagjinit. Tani, një fitore i jep edhe titullin e Kategorisë së Parë.

Ishte dhurata që i bëri Vëllazënimi, duke fituar ndaj Besës së Pejës ajo që ngjiti Vushtrinë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit