Vuajtjet në Bullgari me racizmin, Southgate tregon si e përjetoi ekipi

7 Nëntor 2019
22:14
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, ka treguar se si e ka përjetuar ekipi racizmin në Bullgari. Ai e cilëson si shumë të ashpër situatën e përjetuar në shtetin ballkanik, por kjo i ka bërë që të jenë më të bashkuar me njëri-tjetrin.

“Çdo skuadër që përjeton atë eksperiencë do të ndjehet më e bashkuar, më e afërt. Mënyra se si lojtarët folën gjatë javës dhe i mbrojtën shpinën njëri-tjetrit. Ata e dinin se do ta përjetonin diçka të tillë. 

“Nuk është një situatë që duam ta pranojmë sërish dhe aq më tepër të mendojmë për të. Një natë që nuk e shijoi askush prej nesh dhe nuk do të donim ta përjetonim. I dhamë mesazh botës që duhet të punojmë dhe i treguam se sa të afërt jemi. Jemi si një grup vëllezërish që duam të luajmë futboll”, – tha ai ndër të tjera.    

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit