Coutinho përgatit kthimin në Premier, por jo te Liverpool

11 Janar 2019
21:19
back button

Ndonëse klubi ka bërë përpjekjet për të minimizuar gjithçka, te Barcelona, çështja “Coutinho” është shumë pranë shpërthimit. Sikurse raportohet nga “Marca”, episodi që ushqeu dhe nxiti krizën në situatën aktuale ndodhi pikërisht të enjten, përpara ndeshjes mes Levante dhe Barcelona. Jon Aspiazu, asistenti i trajnerit Ernesto Valverde, në një intervistë dhënë para ndeshjes deklaroi: “Coutinho mbase nuk është në të njëjtin nivel me vitin e kaluar”. Ka mjaftuar kaq që menaxherët e futbollistit, Kia Joorabchian dhe Giuliano Bertolucci, të kontaktojnë me klubin për të shprehur pakënaqësinë dhe mosdakordësinë e tyre me situatën.

Coutinho humbi rëndësinë e tij në ekip dhe aktualisht e ka të pamundur të shfaqë performancë pozitive në fushë. Kundër Levante loja e tij ishte shumë zhgënjyese teksa u numëruan plot 17 topa të gabuar. Referuar tabloideve angleze, Barcelona mund të vendosë të sakrifikojë Philippe Coutinho në qershor, për të mundësuar rikthimin e Neymar te katalanasit. Ish-ylli i Liverpool u transferua në janarin e vitit 2018 për shumën e 130 milionë euro, duke nënshkruar një kontratë me Barcelonën, që skadon në qershor të vitit 2023. Referuar raportimeve, mësohet se Manchester United është interesuar për brazilianin Coutinho, që do të mundonte rikthimin e tij në Premier League.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit