Vulosi “pokerin” me thembër, Manaj: Trajneri më ka ndihmuar në atë gjë…

14 Tetor 2019
23:09
back button

I dha fund “agjërimit” të tij, duke korrigjuar pjesërisht edhe ato raste të shpërdoruara në përballjne ndaj Turqisë, për humbjen ndaj të cilës mban një pjesë të madhe të kostos. Këtë të hënë, Rey Manaj vulosi fitoren me “poker” të kombëtares së Shqipërisë, 0-4 ndaj Moldavisë, me një gol me finte e thembër, pas shërbimit perfekt të Roshit.

“Në radhë të parë jam i kënaqur për ndeshjen e mirë që zhvilloi ekipi dhe pikët që morëm, pastaj për lojtarët që debutuan shumë mirë dhe në fund më gëzon edhe goli. E rëndësishme është që ekipi të luajë mirë dhe të marrë tre pikët”, u shpreh sulmuesi Manaj.

“Trajneri na jep këshillat se si duhet të lëvizim nëpër fushë, më pas është çështje e lojës në fushë. Trajneri më ndihmon në pozicionimin në fushë. Shpresoj që të ketë edhe shumë gola të tjerë”, deklaroi Manaj.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit