Vuri bast 10 mijë dollarë, boksieri nxjerr blof presidentin e UFC-së

18 Mars 2019
15:03
Telesport
back button

Presidenti i UFC-së, Dana White, kishte vënë bast 10 mijë dollarë për fitoren e boksierit Mikey Garcia në duelin që ky i fundit zhvilloi ditën e shtunë në Las Vegas. Gjithsesi, numri 1 i arteve marciale mikse doli i humbur, pasi Garcia e humbi duelin me Errol Spence Jr, që mbrojti titullin kampion bote të kategorisë IBF.

Fox Sports ka publikuar sot bastin e vendosur nga Dana White, që synonte të arkëtonte 33 mijë dollarë nga ky duel boksi (23 koeficenti), por ka dalë i humbur. Numri 1 i arteve marciale mikse duket se është një fans i Mikey Garcia, por të dy kanë dalë të humbur nga kjo sfidë, njëri në bast dhe tjetri në ring.

Errol Spence e fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve këtë duel (120-107, 120-108 dhe 120-108) me 12 raunde, pasi e dominoi sfidën dhe nxori blof Dana White. Presidenti i UFC-së e ka ndjekur përmes ekranit këtë sfidë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit