WADA nis hetimin ndaj Haas për ngjyrat e makinës: Provokim i rëndë

8 Mars 2021
15:01
Telesport
back button

WADA (Agjencia Ndërkombëtare Antidoping) e ka cilësuar si një provokim ngjyrat që makina amerikane Haas do të ketë në njëvendëshen e saj në sezonin 2021 të Formula 1. Te makina e prezantuar pak ditë më parë mbizotërojnë ngjyrat e flamurit rus (e bardhë, e kuqe, blu), që sipas WADA-s janë një provokim, pasi Rusia është pezulluar nga të gjitha eventet sportive.

Haas konfirmoi se në njëvendëshen e pilotëve të saj nuk ka asnjë shenjë të flamurit rus edhe pse një nga pilotët është nga ku shtet (Mazepin), por shtoi se pezullimi i Rusisë nuk e pengon të përdorë ngjyrat e këtij shteti në makinë. Pavarësisht kësaj, WADA ka vendosur të nisë një hetim për këtë çështje. Nga ana e saj, FIA është pozicionuar në favor të makinës Haas në këtë çështje.

Ne e dimë që nuk mund të përdorim flamurin rus në makinën tonë, por mund të përdorim ngjyrat e këtij flamuri në njëvendëshen tonë. Vendimi i WADA-s është që piloti të mos garojë me ngjyrat e Rusisë, por kjo nuk e ndalon makinën të përdorë këto ngjyra. Ne si skuadër nuk kemi lidhje me këtë vendim dhe Rusinë, ne jemi një skuadër me liçensë amerikane”, thanë drejtuesit e Haas.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit