WADA rishikon listën e substancave të ndaluara, kanabis pritet të marrë “dritën jeshile”

15 Shtator 2021
15:54
Telesport
back button

WADA (Agjencia Ndërkombëtare Antidoping) ka bërë me dije se do të kryejë një rishikim të qëndrimit të saj në lidhje me kanabis, nëse kjo substancë do të qëndrojë ende e ndaluar për t’u përdorur nga sportistët apo jo. Deri më tani, kanabis është i ndaluar për vitin 2022, por ka patur mjaft kërkesa që përdorimi i kësaj substance të lejohet.

Kemi marrë mjaft kërkesa nga shumë grupe të interesuara, për të lejuar kanabis. Komiteti ekzekutiv ka vendosur të ngrejë një grup konsultativ, për të parë një rishikim shkencor nga ana e kanabis”, thuhet në një deklaratë të WADA, që konfirmon se për momentin kanabis është i ndaluar dhe personat që dalin pozitiv do të pezullohen.

Shumë sportistë, përfshi edhe presidentin e Federatës Ndërkombëtare të Atletikës, Sebastian Coe, kanë kërkuar që të rishihet rregulli i përdorimit të kanabis.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit