Bundesliga

Wagner: Duket si diçka e çmendur, Bayerni në vendin e pestë…

Sulmuesi i Bayern Munich, Sandro Wgner, hodhi poshtë çdo sugjerim se klubi duhet të mendojë riformatimin e grupit, duke nënvizuar se kampionët e Bundesligës kanë ekipin më të mirë në Gjermani.
Borussia Dortmund ka pasur një fillim të mirë të sezonit dhe është katër pikë distancë nga ndjekësi më i afërt, në krye të renditjes, ose shtatë pikë përpara Bayern Munich, pasi fitoi në mënyrë emocionuese “Der Klassiker” e së shtunës së kaluar.

Bavarezët, nga ana tjetër, kanë një fillim të ngadaltë të sezonit dhe ndodhen në vendin e pestë të klasifikimit, duke marrë vetëm 6 fitore në 11 ndeshje. Pavarësisht kësaj, Wagner mendon se Bayerni është më i mirë se Dortmundi dhe të gjithë sfiduesit e tjerë në Bundesligë. Ndërkombëtari i Gjermanisë i kërkoi ekipit të tij të reagojë dhe të fitojë titullin e Bundesligës.

“Duket diçka e çmendur, kur shikon tabelën e renditjes së Bundesligës. Ne jemi të pestët, çka nuk mund të jetë aspirata e lojtarëve të Bayern Munich, – tha Wagner. – Ne duhet ta fitojmë titullin e Bundesligës këtë vit, çdo gjë tjetër do të ishte zhgënjim. Ne kemi ekipin më të mirë deri tani, në Gjermani.

Sigurisht, Dortmundi ka luajtur disa ndeshje të mira, por sipas mendimit tim, ne jemi ekipi më i mirë. Prandaj, çdo lojtar i yni duhet të ketë ambicien për t’u bërë kampion në Gjermani. Të thuash se jemi në një fazë rindërtimi, apo diçka të ngjashme, këto janë gjëra pa vlerë. Ne duhet ta fitojmë Bundesligën”.

Më shumë nga Bundesliga