Walker: Duhet ta fitojmë Champions-in për ata të dy

15 Korrik 2020
15:13
Denis Hakanaj
back button

Mbrojtësi i  Manchester City-t, Kyle Walker, beson se se skuadra e tij mund të fitojë Champions League në këtë sezon.

Qytetarët do të përballen me Real Madrid në ndeshjen e kthimit të 1/8-ave të Champions League pas fitores 2-1 të marrë në ndeshjen e parë.

“Nuk fituam në Premier League, por i duhen bërë komplimentet Liverpool-it, sepse kanë bërë një sezon fantastik”, ka thënë Walker.

“Tani  shpresoj që Manchester City të jetë në gjendje të bëjë atë që ata bënë vitin e kaluar dhe të fitojë Champions League”.

“Kemi treguar se mund të fitojmë në Angli, mbetet vetem Champions League. Lojtarët dhe trajnerët e duna këtë”.

“Disa prej lojtarëve tano janë afër  fundit të karrierës, si David Silva dhe Fernandinho. Ata nuk e kanë fituar akoma Champions-in”.

“Jemi në borxh me ata dhe fitorja e Champions League është më e pakta që mund të bëjmë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit