Wanda-Icardi, zbulohen detajet e bujshme mbi ndarjen: “Ai nuk do…”

30 Tetor 2022
15:00
Denis Hakanaj
back button

Wanda Nara dhe Mauro Icardi janë të ndarë apo jo? Në Argjentinë (pas deklaratave të fundit të futbollistit, që ka mohuar ndarjen) nuk flitet për agjë tjetër.

Në një nga programet më të ndjekur (La noche de Mirtha) është intervistuar Ana Rosenfeld, avokatja dhe mikja më e mirë e Wanda Nara. Ajo ka hedhur dritë mbi çështjen.

“Kanë nënshkruar atë që quhet dokument i ndarjes. Wanda ka dashur të jetë e qartë, sepse ka pak rezistencë nga ana e Mauro Icardi-t. Nuk do të ndahet”, ka thënë Rosenfeld, e cila ka shtuar:

“Sot marrëveshja është e njëanshme, personat mund të ndahen kur nuk ka më dashuri ose dëshirë për të qëndruar bashkë”. Kur avokatja është pyetur në lidhje me historinë mes Wanda-s dhe L-Gante, përgjigja ka qenë e qartë:

“Po njihen, shkojnë shumë mirë, punojnë bashkë, flasin çdo ditë për çështje profesionale, pune, miqësore… por a mjafton kaq për t’i quajtur një çift?”, ka qenë përgjigja në formë pyetje e avokates.

Avokatja ka bërë të ditur se është në kontakt të vazhdueshëm me Wanda-n, e cila është aktualisht në Stamboll, ku Icardi jeton dhe luan. “Kam biletën time gati për të udhëtuar, por kam akoma iluzionin se gjithçka do të zgjidhet në mënyrë paqësore”, ka qenë parashikimi i Rosenfeld.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit