Wanda kthehet në Stamboll dhe i bën “bllok” Icardi-t, avokatja: “Ka bërë diçka shumë të padrejtë”

23 Tetor 2022
12:51
Denis Hakanaj
back button

Pas një muaji në Argjentinë Wanda Nara është kthyer në Stamboll dhe është ribashkuar me familjen e saj. Sipërmarrësja argjentinase është në qendër të vëmendjes pas lajmërimit të ndarjes nga Mauro Icardi.

Wanda ka folur edhe se si pesë fëmijët e kanë marrë vendimin e saj dhe e ka bërë në një intervistë të dhënë për LAM:

“Ata i dinë gjërat që janë të rëndësishme për mua. E kanë marrë mirë sepse e kuptojnë se nëse ne të rriturit i bëjmë gjërat si duhet, gjërat nuk do të ndryshojnë”.

Gjatë bisedës me drejtuesin e LAM, Wanda ka rrëfyer se nuk flet më me Icardi-n: “I kam bërë bllok në Whatsapp, por vetëm aty”.

Për këtë situatë ka folur edhe mikja avokate e saj, Ana Rosenfeld. “Përfshirja e fëmijëve nuk më është dukur e drejtë në asnjë këndvështrim, është një gjë që duhet ta sistemojnë mes tyre, dhe Wanda është zemëruar me deklaratat e bëra nga ai sepse nuk ishte e nevojshme ta vinte në atë situatë”, ka thënë Rosenfeld për LAM.

“Wanda ka firmosur një ndarje, një divorc, dhe flitet për kujdestarinë e fëmijëve, duke filluar nga mbështetja ekonomike”, ka thënë Ana.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit