Wanda Nara dhe Icardi, afër divorcit? Del një audio

4 Gusht 2022
13:22
Denis Hakanaj
back button

Wanda Nara dhe Mauro Icardi vazhdojnë të tërheqin vëmendjen e kronikave rozë ndërkombëtare. Lajmet e fundit në lidhje me çiftin thonë se argjentinasja është shumë afër të kërkojë divorcin.

Kjo është bërë e ditur në programin LAM, që duket se ka publikuar një audio ku Wanda i ka zbuluar qëllimet e saj një personi të stafit të saj:

“Carmen, kam ardhur në Argjentinë sepse po ndahem nga Mauro. Po organizoj divorcin për momentin”, dhe më pas duket se ka shtuar:

“Do të qëndroj akoma edhe disa ditë dhe më pas do të kthehem për të marrë gjithçka që më nevojitet. Po organizoj gjërat për divorcin sepse nuk mundem më”.

Nuk është hera e parë që flitet për krizë dhe tradhti të çiftit. Në ditët e fundit, pasi ka zbarkuar në Argjentinë, Wanda ka përgënjeshtruar gjithçka pas është mbytur nga pyetjet e gazetarëve.

Në vazhdim, edhe Mauro Icardi ka publikuar një fotografi ku shfaqej në një pozë sensuale me gruan e tij, si për të konfirmuar se çifti është më i dashuruar se kurrë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit