Wanda Nara e sigurt: PSG, një mundësi e shkëlqyer për Icardi

16 Shtator 2019
14:11
Alfred Lleshi
back button

Mauro Icardi bëri debutimin e tij me fanellën e PSG të shtunën, duke luajtur në pjesën e dytë. Ndeshja kundër Strasburgut u fitua “in extremis” nga kampionët francezë, falë roveshiatës së bukur të Neymar. Ndërkohë, ish-kapiteni i Interit u prezantua me Ligue 1. Të dielën në mbrëmje, si zakonisht nga studiot e “Tiki Taka”, Wanda Nara foli përsëri për zgjedhjen e burrit të saj, për të shkuar në “Parc des Princes”: 

“Jam e bindur se PSG për të është një mundësi e shkëlqyer. Askush nuk mund t’i thotë jo një klubi të nivelit të lartë si ky. Për mua, nga ana logjistike është e vështirë, por fëmijët tanë janë shumë të lumtur. Unë shkova ta shikoj ndeshjen e të shtunës dhe ishte një mjedis i shkëlqyeshëm. Kjo vizitë më mundësoi të dëgjoja emrin e tij në frëngjisht”.

Pastaj, Wanda Nara flet edhe për aspektet ekstra-futbollistike të adaptimit të Mauro në Francë: “Pak ditë më parë i kishte hipur një skuteri (motori) për të parë gjithë Parisin. Më dërgoi një fotografi. Mund të shihni se është shumë i lumtur. Tashmë kemi krijuar një grup miqsh atje”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit