Wanda Nara ia kalon “topin” Interit: Për mua, Icardi rinovon 100%

21 Janar 2019
10:37
Alfred Lleshi
back button

Kjo është tema e momentit, në gjendje për të marrë në vetvete të gjithë vëmendjen e mediave. Rinovimi i Mauro Icardit tek Interi nuk ka mbërritur ende, por, për gruan dhe menaxheren e tij, Wanda Nara, ka mbetur shumë pak për nënshkrimin e kontratës së re.

Drejtuesja e “Tiki Taka” ka kërkuar të sqarojë dinamikën e çështjes, duke shpjeguar se nuk ishte ajo dhe as burri i saj, ata që kanë ngritur pengesa në bisedime, përkundër asaj që kanë shkruar shumica e mediave:

"Mauro nuk ka kërkuar asgjë, nga ato që thuhen në media. Kur të na thërrasë klubi, ne do të ulemi në tryezë dhe do të diskutojmë. Problemi nuk jam unë, sepse nuk po kërkoj asgjë. Icardi është një person transparent, si unë, kjo është arsyeja pse e përfaqësoj atë".

Ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për t’i dhënë drejtim rinovimit të kapitenit zikaltër. Wanda Nara shton: "Interi nuk më ka telefonuar, telefoni im është gjithmonë hapur, do të përgjigjem karshi të gjithëve. Mauro është plotësisht në dispozicion për të vazhduar marrëdhëniet me klubin. Unë nuk e di se kur do të takohemi, por do ta bëjmë këtë me siguri".

Ndjenjat janë më shumë se pozitive, nënshkrimi është i destinuar për të ndodhur dhe për t’iu dhënë fund zërave të një lamtumire të mundshme: "Unë nuk e di se çfarë do të më thonë, por disponueshmëria ime është e plotë. Për mua, rinovimi do të ndodhë 100%, por nuk kam gjithçka në dorë. Askush nuk mund ta thotë me siguri të plotë se çfarë përmban e ardhmja".

Icardi i ka përgjysmuar golat e tij me zikaltrit në krahasim me më parë. Në Serie A, ai nuk shënon që në Roma-Inter, më 2 dhjetor. "Mund të ndodhë një performancë jopozitive. Edhe nëse nuk ka qenë shumë i shërbyer nga shokët, faji është gjithmonë i tij. Ai kritikohet për gjithçka, sepse është kapiteni. Për fat të mire, Mauro e di se si të jetë i fortë”, – përfundoi gruaja e argjentinasit. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit