“Wanda Nara ka frikë nga Icardi”: rrëfimi tronditës zbulon arsyet

22 Tetor 2022
19:25
Denis Hakanaj
back button

Historia e gjatë e dashurisë mes Wanda Nara dhe Mauro Icardi duket se ka arritur në kapitullin e fundit. Ndërsa showgirl-i ka konfirmuar ndarjen – dhe dashurinë e re me L-Gante – ish-ylli i Inter-it këmbëngul se të dy janë ende bashkë.

Pavarësisht fotove të fundit që kanë kapur Wanda-n në shtrat me këngëtarin argjentinas, Icardi nuk dorëzohet.

“Nuk kam çfarë të fal, jemi ndarë”, ka shkruar Wanda në reagimin e lajmeve që dolën mbi situatën e saj sentimentale.

“Të ndarë? Ashtu si kur shkova në Argjentinë para disa ditësh? E firmos, kaluam shumë mirë”, u përgjigj ai, duke krijuar edhe më shumë dyshime se cila është e vërteta e marrëdhënies së tyre.

Nga Argjentina tregojnë se Wanda ka rrëfyer se është frikësuar nga kjo këmbëngulje e Icardi-t. “E pyeta se si nuk mund të ketë frikë, – zbuloi gazetarja Luli Fernández gjatë programit Partners of the Show, – qëndrimi i Icardit është shumë i çuditshëm”. Dhe ajo u përgjigj “E vërteta është se këtë herë kam frikë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit