Wanda Nara nuk i shqitet të dashurit 22-vjeçar, gjen punë të re pas ndarjes nga Icardi

29 Shtator 2022
17:45
Alfred Lleshi
back button

Një tjetër risi në jetën private të Wanda Nara. Sipërmarrësja ka vendosur të qëndrojë në Argjentinë pas ndarjes nga Mauro Icardi. Sipas asaj që ka zbuluar gazetari Angel de Brito, agjentja e futbollit ka gjetur një punë të re në vendin e saj.

Më konkretisht, ajo është punësuar në edicionin e ri të “Gran Hermano”, versioni lokal i “Big Brother”. Wanda është zgjedhur si komentatorja e re e reality show-t. Një rol i mbajtur prej saj tashmë në Itali, në “Big Brother VIP” të Alfonso Signorini, në vitin 2020.

Pra, e ardhmja e Narës duket se do të jenë TV e Amerikës së Jugut, gjithnjë e më larg nga Evropa dhe familja e saj. Pesë fëmijët pritet të qëndrojnë në Stamboll, ku u shpërngulën në fund të gushtit, kur Icardi u bë lojtar i ri i Galatasaray.

Sipas thashethemeve të fundit, Wanda dëshiron të qëndrojë në Buenos Aires edhe për shkak të lidhjes së saj të re të dashurisë me reperin 22-vjeçar L-Gante.

Kontrata e tradhtisë – Wanda Nara dhe Mauro Icardi janë kthyer përsëri në qendër të vëmendjes pas ndarjes së radhës. Lojtari i PSG, aktualisht i huazuar te Galatasaray, ka publikuar mesazhet private me argjentinasen teksa zërat për një flirt të Wanda-s me L-Gante nuk ndalen.

Estefania Berardi ka zbuluar disa detaje në lidhje me marrëveshjen ekonomike që ish-çifti duket se ka arritur pas skandalit të tradhtisë së lojtarit me China Suarez:

“Mauro nuk ishte dakord me faktin që Wanda të vinte këtu (në Argjentinë). Po kalonin një moment negativ për shkak të China-s. Kanë kërkuar të bëjnë paqe.

“Megjithatë, kur Wanda ka vendosur të vijë të punojë këtu, ka qenë një skandal për çiftin. Ai nuk do që ajo të punojë dhe të jetojë këtu”, ka thënë gazetarja për LAM.

Duket se Wanda e ka detyruar Mauro-n të nënshkruajë edhe një kontratë. “Në këtë marrëveshje Wanda i kërkon Icardi-t që ajo të mbajë të gjithë pasurinë në rast të një tradhtie të re”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit