Wanda Nara thyen heshtjen, flet për herë të parë mbi pajtimin me Icardin

16 Nëntor 2022
10:12
Alfred Lleshi
back button

Po ndodh afrimi mes Wanda Narës dhe Mauro Icardit. Pas krizës së muajve të fundit, çifti i lejoi vetes një “arratisje” romantike në Maldive. Afaristja argjentinase i dërgoi gazetarit Guido Zaffora një mesazh, i cili më pas u lexua gjatë programit “Es por ahi”: “Do të kem gjithmonë atmosferë të mirë me Mauro. Nuk kam folur kurrë keq për të”.

Lidhur me këtë, gazetari shtoi: “Wanda dhe Icardi po flasin shumë, po përpiqen të sqarojnë, të fshijnë të shkuarën. Sot përparësia e Wandës është Mauro dhe ai po bën gjithçka për ta rifituar atë”.

Pra, duket se nuk ka fund “telenovela” mes Wanda Narës dhe Mauro Icardit, e cila nisi me tradhtinë e ish-kapitenit të Interit me China Suarez dhe vijoi mes pajtimeve dhe flirteve të supozuara, që i atribuohen asaj.

Flirti i fundit i saj ishte me reperin 22-vjeçar L-Gante. Megjithatë, Wanda dhe Maurito duken më të fortë se të gjitha fatkeqësitë dhe sërish të dy kanë ndryshuar mendje për ndarjen. Të paktën sipas historive më të fundit sociale të publikuara, të cilat mahnitën fansat për të disatën herë.

Vetëm pak ditë më parë, showgirl-ja i kishte kushtuar një postim emocionues sulmuesit të Galatasaray, autor i një dopiete në derbin ndaj Besiktas. Këtë herë të dy kanë shkuar më tej. Mauro Icardi dhe Wanda Nara janë larguar së bashku nga Turqia për një pushim “restaurues” të marrëdhënies.

Nuk do të ishte as hera e parë që të dy përpiqen t’i japin vetes një tjetër shans, duke zgjedhur një destinacion ekzotik. Pas flirtit me China Suarez ishte Afrika, ku kaluan pushimet, ajo që riktheu marrëdhënien e tyre.

Këtë herë çifti ka zgjedhur një destinacion më tropikal. Në historitë e publikuara në rrjetet sociale shfaqet i njëjti peizazh parajsor bregdetar. Një e dhënë e qartë se, ndoshta, qetësia më në fund është kthyer nën çatinë e Icardi-Nara.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit