Wanda Nara thyen rregullat, sfidon censurën e Instagramit me një foto të guximshme

15 Gusht 2022
8:12
Alfred Lleshi
back button

Wanda Nara ka pushtuar sërish rrjetet sociale duke shpërndarë një foto mjaft sugjestive. Gruaja biznesmene e Mauro Icardit ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të treguar figurën e saj të pabesueshme me një foto në të brendshme. Publikimi ka lënë më shumë se një fans të saj me gojë hapur, pasi shfaqet me të brendshme shumë transparente.

Pas pushimeve me fëmijët e saj në Ibiza, argjentinasja udhëtoi drejt Milanos për të vazhduar aktivitetet. Në atë që duket të jetë nata e saj e parë në Itali, Wanda ndau foton që shfrenoi imagjinatën e mijëra ndjekësve.

Një kartolinë nga një ‘selfie’. Nara shfaqet e shtrirë në shtrat, me një pozë që nxjerr në pah figurën e saj të pabesueshme. Natyrisht, të brendshmet janë aq provokuese, saqë i është dashur të vendosë një kryq në lartësinë e bustit për të mos i treguar të gjitha në Instagram. Kjo bëri që fansat e saj ta mbushnin me mesazhe dhe pëlqime.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Wanda nara (@wanda_nara)

Ashtu siç pritej, fotografia e saj u bë ‘virale’. Në orët e para të postimit në Instagram, ajo grumbulloi më shumë se 390.000 pëlqime dhe komente pafund. Fansat e komplimentojnë për trupin e jashtëzakonshëm dhe i kujtojnë se sa shumë e duan.

“Natën e mirë”, “Lovely”, “Rroftë Milano”, “Shkëlqyeshëm”, “Mrekullueshëm”, “Shumë e bukur, hyjnore, e madhe, e çmuar”, “Uau, sa e bukur Zoti im”, janë disa nga mesazhet që mund t’i shihni në postim. Përveç zemrave, luleve dhe zjarreve…

Publikimi që titullohej “Milano” nuk është kartolina e parë ku gruaja e Icardit tregon sensualitetin dhe bukurinë e saj. Duhet mbajtur mend se ajo së fundi ka shpërndarë një foto me bikini rozë gjatë udhëtimit familjar në Ibiza, ku poza ishte mjaft e ngjashme.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit