Wanda Nara zhvishet lakuriq për debutimin e saj në “Big Brother VIP” (fotot)

9 Janar 2020
12:12
Alfred Lleshi
back button

Wanda Nara, gruaja dhe agjentja e Mauro Icardi, përdor rrjetet sociale për të ndarë momentet e saj më intime, personale dhe romantike…, ndërsa dërgon mesazhe për ndjekësit e saj. Ajo është zhveshur lakuriq në disa foto, duke bërë në njëfarë mënyre “nxehjen” në prag të “Big Brother VIP” në Itali. Në këtë program tejet të njohur në Apenine, në edicionin e katërt të tij, bukuroshja argjentinase do të ketë rolin e opinionistes. 

Për këtë rol të ri, ajo ka thënë: “Aty do të më zbuloni mua vërtet. Me këtë program po lind një miqësi e bukur”. E ulur tashmë në “pankinën” e opinionistëve, me këngëtarin Pupo, gruaja e Mauro Icardi është një nga të rejat e drejtuesit të këtij “reality show’’”, Alfonso Signorini, që startoi mbrëmë, më 8 janar, në “Channel 5”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit