Wanda: Në janar mund të kemi surpriza

16 Shtator 2019
14:05
Denis Hakanaj
back button

Gruaja dhe menaxherja e Mauro Icardi-t, Wanda Nara, ka zhvilluar një dialog argëtues gjatë emisionit Tiki Taka.

Argjentinasja i është përgjigjur njërit prej të ftuarve në emision, i cili ka thënë se sulmuesi kishte humbur një rast të mirë duke mos pranuar ofertën e Napoli-t.  

“Napoli i ka kursyer paratë që do të shpenzonte për Icardi-n, i kanë akoma në shtëpi, ndoshta do të kemi ndonjë surprizë në janar”, ka thënë duke qeshur Wanda, e cila më pas ka saktësuar se Icardi është krenar që luan për një klub prestigjioz si PSG.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit