Wanda, Neymar dhe Mbappe pa “frena”, harbim total në ditëlindjen e Icardi (video)

21 Shkurt 2020
12:05
Alfred Lleshi
back button

Festë dhe harbim pa limit për 27-vjetorin e sulmuesin të PSG-së, Mauro Icardi. Ndër protagonistët kryesorë të mbrëmjes ishin bashkëshortja (agjentja) e tij, Wanda Nara, Neymar dhe Mbappé. Pra, pas një feste të tillë të Neymar, që e kishte zemëruar trajnerin Tuchel, në fillim të muajit, ja ku mbërriti “ahengu” i Icardit, Di Maria dhe Cavani. Të gjithë së bashku, deri në orët e vona të natës, kanë vallëzuar të zhveshur në mes e lart, mes birrave dhe muzikës latine, vetëm dy ditë pas humbjes së Champions-it me Borussia Dortmund (2-1). 

Për pasojë, janë të pashmangshme kritikat nga mediat franceze dhe tifozët. Videot, të cilat dolën këtë mëngjes në llogaritë e lojtarëve dhe të ftuarve, si dhe ajo e Wanda Nara, janë të destinuara të nxisin polemika të reja në shtëpinë e parizienëve. Në fillim të muajit, trajneri gjerman ishte ankuar për mega-festën e Neymar, 48 orë para një ndeshjeje kampionati: “Ne nuk japim imazhin e një klubi serioz kështu…” Disa postime, të ngarkuara në Instagram nga bashkëshortja e ish-kapitenit të Interit, ose miq të tij, tregojnë përsëri harbimin e një festë që zgjati deri në agim. Edhe pse dita e djeshme ishte pushim, sot ka stërvitje përpara ndeshjes së të dielës, në “Parces des Princes”, me Bordeaux. Festa e ditëlindjes së trefishtë u zhvillua në një hapësirë private, të marrë me qira nga tre lojtarët. Icardi mbushi 27 vjeç të mërkurën, Di Maria 32 vjeç dhe Cavani 33 vjeç, më 14 shkurt. Shokë të tjerë të skuadrës ishin të pranishëm, përfshirë Neymar dhe Navas. Aty performuan DJ dhe valltarë. Për Wanda Nara ishte, gjithashtu, një mundësi e mirë për të promovuar linjën e re të kozmetikës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit