Wanda për Icardin: E kuptova se nuk jetojmë në një përrallë të Disney, bëmë dashuri deri në…

18 Nëntor 2022
9:00
Alfred Lleshi
back button

Wanda Nara është një “përmbytje” kur i rrëfehet “Vanity Fair” për të shpjeguar arsyet e një ndarjeje që duken të vështira për t’u kuptuar. Pavarësi, tradhti, projekte. Sipërmarrësja argjentinase nuk ka frikë të tregojë historinë e saj: “Ne firmosëm ndarjen. Mauro nuk donte dhe ishte shumë e vështirë, sepse unë ende e dua shumë.

Por gjërat nuk po shkonin si duhet, atmosfera në shtëpi ishte e rëndë dhe në një moment i thashë: Të ndalojmë këtu. Më pas u nisa për në Argjentinë. Isha dy muaj larg për arsye pune. Distanca nuk më ndihmoi. Flirti me L-Gante? Këto thashetheme e tërbuan Mauron, edhe pse i shpjegova se e gjitha ishte false.

Foto e puthjes me L-Gante? Nuk po më puth, po më flet. Por si zakonisht, lajmi i rremë bën më shumë zhurmë se mohimi. Tradhtia me China Suarez? Nuk e prisja, Mauro nuk më kishte dhënë kurrë një arsye për të qenë xheloze. U ndjeva shumë keq, por më pas kuptova se ne nuk jetojmë në një përrallë të Disney dhe se disa gjëra mund të ndodhin.

U takova me Mauron kur ishte 18 vjeç, ai nuk kishte pasur kohë as për të fituar pak përvojë. Me siguri bëri budallallëkun e një fëmije. Një gjë nuk ia kam falur. Gruaja në fjalë (China Suarez) njihet në Argjentinë për shkatërrimin e shumë familjeve të famshme. Një herë ajo u takua me një aktor, ndërsa gruaja e tij ishte shtatzënë dhe humbi fëmijën.

Teksa ajo flirtonte me Mauron, ajo më shkruante sikur të ishim mikesha. Më dukej e padurueshme. A e quajta atë një putanë? E di që disa terma nuk duhet të përdoren midis grave, por gjithashtu e di që njeriu nuk duhet të sillet ashtu si ajo. E di mirë që fajin e ka Mauro, ai ishte i martuar.

Një gjë e vogël dhe e zgjidhshme mes nesh është kthyer në një flluskë të madhe, e zmadhuar edhe më shumë nga TV dhe rrjetet sociale. Shfryva në fillim, por kurrë nuk thashë asgjë të keqe për Mauron. Ai më quajti toksike dhe qesharake, kjo më lëndoi më shumë se tradhtia. Ai ishte shumë xheloz për këtë marrëdhënie. Po sikur unë dhe Mauro të mos bënim më se*s? Bëmë dashuri deri në fund, më pas u nisa për në Argjentinë”.

Wanda tregon edhe arsyet e vërteta të divorcit: “Mauros nuk i pëlqen ideja që unë të vjedh vëmendjen, ndërsa për mua pavarësia është thelbësore. Kjo është rruga drejt lirisë. Kështu që ai përpiqet të më fitojë sa herë distancohemi. Një ditë më dërgoi në aeroport një makinë plot me lule, pastaj më nxori për darkë dhe më tha: Nuk heq dorë nga ty. Shumë mirë, por e di që nëse do të kthehemi bashkë dhe pas dy muajsh përmend një ofertë të re pune, do të acarohemi sërish.

A do të dashurohem përsëri? Për të rënë në dashuri duhet të jesh i hapur dhe unë nuk jam e hapur për momentin. Edhe një fëmijë tjetër më duket hipotezë e largët. Mauro do të kishte dashur fëmijën e tretë, që për mua do të ishte i gjashti. Fëmijët i mësoj se nuk duhet të gjykojnë kurrë një person nga pamja, veshja apo ngjyra e lëkurës”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit