Warriors nuk ndalet as ndaj Clippers, triumfojnë edhe Spurs e Blazers

19 Janar 2019
9:59
back button

Golden State Warriors ka fituar edhe përballjen në shtëpinë e Los Angeles Clippers me rezultatin e thellë 112-94. Një sfidë më vete ishte mes Harris dhe Curry, të cilën realizuan të dy nga 28 pikë. Me dy asist dhe 9 rebound Harris ia doli të bëjë diferencën ndaj 4 asisteve dhe 5 rebound të Curry. Një ndeshje e mirë edhe për Kevin Durant, i cili e mbylli me 24 pikë, 5 asist dhe 7 rebound. Ndërkohë të zotët e shtëpisë vuajtën mungesën e Lou Willimas dhe dëmtimin e Danilo Gallinari, i cili la fushën pas 8-të minutash lojë për shkak të një dëmtimi në shpinë.

Fitoren e dytë radhazi siguroi edhe Portalnd Trail Brazers pasi triumfuan me rezultatin 128-122 ndaj New Orleans Pelikans, në një ndeshje ku u dallua Davis me 27 pikë e Lillard me 24. Edhe San Antonio Spurs mori fitoren e dytë radhazi pasi mundi Minnesota Timberwolves në shifrat 116-113.

Ritmin e fitoreve nuk e ndali as Utah Jazz që mundën me rezultatin e thellë 115-99 Cleveland Cavaliers, që mbetet në vend të fundit në Konferencën e Lindjes.

Rezultatet e të gjitha ndeshjeve:

 Boston Celtics 122-116 Memphis Grizzlies

Detroit Pistons 98-93 Miami Heat

Orlando Magic 115-117 Brooklyn Nets

Minnestoa Timberwolves 113-116 San Antonio Spurs

Utah Jazz 115-99 Cleveland Cavaliers

Los Angeles Clippers 94-112 Golden State Warriors

Portland Trail Blazers 128-112 New Orleans Pelicans

Lajme të tjera

Lajmet e fundit