Washington hakmerret ndaj Lakers, humbasin edhe Toronto e Dallas

17 Dhjetor 2018
8:24
Telesport
back button

Nuk kanë munguar surprizat në ndeshjet e luajtura sot në NBA, duke nisur nga humbja e Torontos, ekipit që kryeson renditjen në Konferencën e Perëndimit. Skuadra kanadeze u mund 95-86 nga Denver, ndeshje ku loja e të dyja skuadrave ishte me luhatje. Jokic me 26 pikë bëri diferencën në fushë për Denver, ndërsa 29 pikët e 14 rebound të Leonard për Toronton mbetën për statistikë.

Humbet edhe skuadra e Lakers, që u mund 128-110 nga Washington, takim që u dominua nga basketbollistët vendës dhe e merituan fitoren. Wall me 40 pikë e 14 asist ishte lider në fushë për Washington, ndërsa LeBron e mbylli me 13 pikë, duke mos qenë në një mbrëmje të mirë.

Jashtë fushe fiton Miami, që mposhti 102-96 New Orleans, sfidë ku miqtë patën gjithnjë diktatin e lojës nën kontroll. Davis, me 27 pikë e 12 rebound ishte më i miri për vendasit, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen, ndërsa për Miami u dalluan Richardson me 22 pikë e Wade me 19.

Pa probleme fiton Philadelphia, që mundi 128-105 nënkampionët e Cleveland, sfidë e vendosur në pjesën e dytë në favor të miqve (Embiid 24 pikë e Simmons 22). Fiton edhe Sacramento, që mundi 120-113 Dallas falë 56 pikëve të dyshes Hield-Fox, ndërsa Indiana triumfoi 110-99 ndaj New York, takim ku diferencën në fushë e bënë Oladipo me 26 pikë e Turner me 24.

NBA – Rezultatet e sotme

Brooklyn – Atlanta, 144-127

Cleveland – Philadelphia, 105-128

Indiana – New York, 110-99

Washington – Lakers, 128-110

Dallas – Sacramento, 113-120

New Orleans – Miami, 96-102

Denver – Toronto, 95-86

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit