WBC bën propozimin e madh: Fury-Usyk me 5 gjyqtarë ringu dhe të aplikohet sistemi VAR

19 Shkurt 2024
12:47
Telesport
back button

WBC dëshiron një rritje të numrit të gjyqtarëve të ringut, në duelin e madh të 18 majit, ku do të përballen mes tyre për unifikimin e titujve kampionë bote në peshën e rëndë boksierët Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk. Presidenti i WBC, Mauricio Sulaiman, shpreson se riprodhimi i videos do të përdoret për Fury-Usyk.

Fury, kampioni i peshave të rënda në WBC, do të boksojë Usyk, kampionin e kategorive WBO, WBA dhe IBF më 18 maj. Dueli ishte planifikuar fillimisht për 17 shkurt, por u shty kur Fury pësoi një dëmtim mbi vetull gjatë stërvitjes. Duelet për titullin botëror shënohen nga tre zyrtarë në ring.

Presidenti Mauricio Sulaiman beson se, për shkak se kjo sfide është kaq e rëndësishme për boksin, duhet të jenë më shumë gjyqtarë. “Ky është rekomandimi im. Do të shohim. Boksi është një sport në të cilin ndryshimi është shumë i vështirë. Ne jemi puristë, tradicionalistë, nuk duam ndryshime”, tha Sulaiman për “Sky Sports”.

Ne kemi konstatuar përmes provave të bëra se sa më shumë zyrtarë të japin rezultatin e një sfidë aq më pak mundësi ka për një vendim të gabuar. Ky është qëllimi i vetëm, për t’u siguruar që të mos ketë polemika. Ne kemi përpara duelin më të madh në 25 vjet në kategorinë e peshave të rënda, kështu që ne duhet të përpiqemi të bëjmë më të mirën”, tha presidenti i WBC.

Sulaiman tha gjithashtu është i bindur se riprodhimet video mund të përdoren për duelin. “Unë besoj se do të ndodhë, tani që lufta është shtyrë deri më 18 maj. Tri muaj nga tani, ne do ta shqyrtojmë atë mundësi. Pra, si VAR në futboll”, tha Sulaiman.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit