WBC ka gati planin rezervë nëse tërhiqet Fury, rikthejnë ish-kampionin e botës

19 Maj 2022
9:15
Gentian Spiri

Nëse boksieri britanik Tyson Fury do të tërhiqet nga sporti, atëherë WBC ka gati një plan rezervë për të rikthyer në ring ish-kampionin e botës së këtij Divizioni, amerikanin Deontay Wilder. Ky i fundit zhvilloi dy sfidat e fundit pikërisht ndaj Fury, ku u mund, duke humbur titullin kampion.

Wilder nuk duelon që prej tetorit të vitit të kaluar dhe është pretendenti nr.1 për të dueluar për titullin. këtë gjë e konfirmoi presidenti i WBC-së, Mauricio Sulaiman. “Sigurisht që Deontay do të duelojë për titullin nëse Tyson tërhiqet, pasi renditet i dyti në klasifikimin e WBC, pas Fury”, tha Sulaiman.

Kam biseduar me të para dy muajsh dhe gjërat po shkojnë mirë për të. Më ka premtuar se do të shohë me optimizëm përpara për t’u rikthyer në ring. Kemi ende pak kohë për të vendosur për të ardhmen e Divizionit tonë. Në vendet 2 e 3 renditen Joe Joyce dhe Joseph Parker”, tha Sulaiman.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit