WBC konfirmon: Ja kush do të duelojë me fituesin e sfidës Wilder-Fury

13 Gusht 2020
11:52
Telesport
back button

Mauricio Sulaiman, presidenti i WBC, ka konfirmuar se fituesi që do të dalë nga sfida e tretë mes Tyson Fury dhe Deontay Wilder do të përballet me Dillian Whyte. Ky i fundit është i mandatuari i WBC-së për të dueluar për titullin kampion në peshën e rëndë, por i duhet të presë.

Wilder dhe Fury ende nuk kanë një datë zyrtare për duelin e tretë mes tyre, teksa përflitet muaji dhjetor ose shkurti i 2021-shit. Gjithsesi, Whyte ka edhe një test tjetër për të kaluar deri në përballjen ndaj Fury ose Wilder. Britaniku do të duelojë më 22 gusht ndaj rusit Alexander Povetkin.

WBC ka konfirmuar se nëse Whyte fiton duelin ndaj Povetkin, do të përballet me fituesin që do të dalë nga sfida e tretë mes Fury dhe Wilder. Kjo sfidë e tretë mes tyre është skeduluar të zhvillohet më 19 dhjetor. Whyte mund të rikthehet në ring për të dueluar për titull në muajt e parë të 2021-shit”, tha Sulaiman.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit