WBC konfirmon: Joshua dhe Wilder duel për titullin e përkohshëm pas 23 dhjetorit

30 Nëntor 2023
12:31
Telesport
back button

Presidenti i WBC, Mauricio Sulaiman, ka konfirmuar se Anthony Joshua mund të përballet me Deontay Wilder, në një duel eliminator për të përcaktuar një pretendent të detyrueshëm për titullin e peshave të rënda. Titulli i këtij Divizioni mbahet nga britaniku Tyson Fury.

Fury, më 17 shkurt, do të përballet me ukrainasin Oleksandr Usyk, ndërsa Joshua dhe Wilder do të kenë sfida të ndryshme me 23 dhjetor. Britaniku Joshua do të duelojë ndaj Otto Wallen, ndërsa amerikani Wilder ndaj Joseph Parker. Sulaiman ka konfirmuar se përballja mes Joshua dhe Wilder do të realizohet nëse ata dalin fitues nga ndeshjet e tyre përkatëse në dhjetor.

Ne kemi qenë duke pritur, ndërmjetësuar dhe inkurajuar të gjithë që të përpiqen ta bëjnë këtë sfidës mes Joshua dhe Wilder që të ndodhë. Kur Wilder ishte kampion, kishte disa raste kur kjo sfidë u afrua shumë. WBC e la atë dritare pa ndërhyrë me asgjë që mund të pengonte. Pastaj me Tyson Fury, ai ishte gati të luftonte Joshua, pastaj Usyk”, tha Sulaiman.

Problemi që mund të ndodhë është një pretendent i detyrueshëmi. Ne e urdhëruam Wilder kundër Andy Ruiz, që ishte një sfidë e jashtëzakonshme, për të gjetur një pretendent të detyrueshëm. Por ajo luftë nuk u zhvillua. Kështu, bordi i WBC ka miratuar Fury kundër Usyk në shkurt dhe më pas ndeshjen e kthimit, kështu që nuk do të ketë asgjë në rrugë, sa i përket WBC, që të dy ndeshjet të zhvillohen”, tha Sulaiman.

Sulaiman vazhdoi duke folur për dy duelet e 23 dhjetorit, u shpreh: “Në vetvete është një turne i natyrshëm eliminimi WBC. Wilder, Joshua, Parker dhe Otto Wallin, të gjithë ata janë të renditur shumë lart në klasifikimin tonë. Pas 23 dhjetorit do të shohim një pamje tjetër në renditje”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit