WBC nuk heq dorë nga sfida Fury-Whyte, merr vendimin për dy boksierët

11 Janar 2022
10:45
Telesport
back button

WBC (World Boxing Council) ka vendosur të shtyjë deri më 18 janar afatin e arritjes së një marrëveshje mes boksierëve Tyson Fury (kampion bote në këtë kategori) dhe Dillian Whyte. Siç dihet, WBC ka mandatuar Whyte të duelojë ndaj Fury në një përballje mes dy boksierëve britanikë, por palët ende nuk kanë gjetur një marrëveshje.

Fury (31 fitorë, 1 barazim, 0 humbje) nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët me Whyte (28 fitore, 2 humbje), pasi nuk po bien dakord për shumën që do të marrin. Whyte kërkon një ndarje 60-40 të fitimit në favor të Fury, ndërsa ky i fundit kërkon një ndarje 80-20 të fitimit në favorin e tij.

Në përballjen e fundit, atë të fituar ndaj Wilder, boksieri Tyson Fury arkëtoi 20 milionë dollarë. Ndërsa Whyte, në sfidën e fundit ndaj Povektin, arkëtoi 300 mijë dollarë. Në rast se palët nuk gjejnë gjuhën e përbashkët do të jetë WBC ajo që do të vendosë edhe pse Fury po sheh për rival tjetër.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit