Weghorst shënon, tifozët e United tallen keq me… CR7

26 Janar 2023
16:36
Denis Hakanaj

Lamtumira mes Cristiano Ronaldo-s dhe Manchester United definitivisht nuk ndodhi në kushte të mira. Dhe nuk po flasim vetëm për klubin, i cili kërkoi dhe mori zgjidhjen e kontratës së portugezit pas intervistës së bujshme që pesë herë fituesi i Topit të Artë i dha Piers Morgan.

Edhe tifozët, të cilët më parë shpesh dhe me dëshirë kishin dalë në favor të futbollistit, nuk e vlerësuan se si shkuan gjërat dhe kur u ndanë rrugët e klubit dhe sulmuesit, nuk derdhën shumë lot.

Në të vërtetë, nga mënyra se si po reagojnë duket se ata kanë një llogari të hapur me CR7. Si fillim, refreni i famshëm kushtuar atij është përshtatur për yllin e ri Garnacho.

Dhe më pas, pas fitores së pastër të Djajve të Kuq 3-0 kundër Nottingham Forest në Carabao Cup, lavdërimet vijnë edhe për qendërsulmuesin e ri Wout Weghorst, të karakterizuara nga disa thumbime ndaj portugezit.

Holandezi, i cili është zëvendësuesi i Ronaldo-s nga pikëpamja numerike dhe pozicionale, shënoi golin e parë për United në ndeshjen e luajtur në City Ground.

Dhe siç shpjegon The Sun, tifozët e ekipit Ten Hag i kanë bërë komplimentet atij në rrjetet sociale, duke mos harruar megjithatë të fajësojnë edhe atë që tani duket se është bërë… armiku numër një.

“Golat në 2023: Ronaldo: ZERO Weghorst: NJË!”, deklaron me krenari një tifoz i United në Twitter, i vetëdijshëm se shifrat i japin atij shumë të drejtë.

Dhe nuk është i vetmi. “Weghorst ka shënuar më shumë gola se Ronaldo në 2023. Dhe Weghorst luan në kampionatin më të mirë në botë, ndërsa Ronaldo luan në atë saudit”.

Gjithçka e vërtetë, sepse portugezi nuk shënoi në atë që deri tani është ndeshje e tij e vetme zyrtare me fanellën e Al-Nassr. Dhe krahasimet vazhdojnë.

“Bravo Weghorst, bravo, Ronaldo nuk do ta kishte shënuar atë gol”, ka komentuar dikush duke iu referuar golit të shënuar nga qendërsulmuesi. Me pak fjalë, gjykimi është unanim: “Zëvendësuesi perfekt”, përkufizohet holandezi.

Kushedi nëse Cristiano nga Arabia do t’i lexojë këto gjëra. Nëse po, duke e njohur atë, askush nuk do të donte të ishte në vendin e kundërshtarëve të tij të ardhshëm. Portugezi për të vërtetuar se e kanë gabim tifozët e tij të vjetër, mund të…shënojë dhjetë në nëntëdhjetë minuta!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit