Wenger: Humbja e Liverpool-it më gëzoi

24 Maj 2020
17:06
Denis Hakanaj
back button

Arsenal mbetet në mendimet e Arsene Wenger.

Dy vite pas largimit të tij nga Topçinjtë, ish-trajneri francez vazhdon të ndjekë me interes zhvillimet në Premier League.

Këtë e ka thënë për Bein Sports, duke zbuluar se është akoma shumë i lidhur me rekordin e Arsenal-it të tij të sezonit 2003/04, skuadra e vetme që e ka fituar kampionatin pa pësuar asnjë humbje:

“Jam kënaqur kur kam parë Liverpool-in të humbte. Është gjithmonë e bukur të jesh i vetmi që e ke bërë diçka, tregon sa e vështirë është të arrihet. Atë ditë kam marrë shumë mesazhe nga tifozët e Arsenal-it”.

Megjithatë, pavarësisht lidhjes së fortë me Topçinjtë, Wenger nuk ka ndërmend të kthehet si spektator në ndeshjet e ish-klubit të tij:

“Kam thënë gjithmonë se një ndarje duhet të jetë përfundimtare. Ky ëshhtë vendimi që kam marrë. Kam qenë tek Arsenal për 1235 ndeshje, kam jetuar moment pozitive dhe negative, por kemi kërkuar  të mbrojmë gjithmonë vlerat e klubit. Besoj se ia kemi dalë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit