Werderi i vendos çmim Rashicës, shqiptari nuk preket

4 Dhjetor 2019
16:19
Eraldo Harlicaj
back button

Sulmuesi i Werder Bremen, Milot Rashica, është njeriu i momentit në kampionatin gjerman. Ai po bën mjaft mirë te skuadra e tij duke shënuar gola dhe asiste në klubin e tij. Rashica ka arritur të shënojë emrin e tij te lojtarët që duhet të afrohen në merkaton e janarit. 

Ekipi i Werderit i ka vendosur çmim futbollistit të Kosovës, pasi nuk duan ta humbasin falas. Rashica ka qenë i qartë me deklaratën e tij dhe ka theksuar se nuk do të rinovojë më me klubin aktual. 

Drejtuesit mund ta shesin që në janar për të mos e humbur me parametra zero. Mediet gjermane shkruajnë se në rast se ndonjë nga klubet kundërshtare do të rrëmbejë sulmuesin duhet të paguajë 40-50 milionë euro. Kjo shifër vlen për verën, pasi Werderi nuk ka ndërmend të privohet nga shërbimet e tij që në janar. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit