Werner i tha “Po” Chelsea-t pas telefonatës me… Klopp

6 Qershor 2020
16:32
Denis Hakanaj
back button

Timo Werner te Chelsea. Duket se do të jetë ky operacioni i parë i rëndësishëm i merkatos së ardhshme. Informacionet që kanë ardhur në orët e fundit kanë bërë të kuptohet se e ardhmja e sulmuesit të Leipzig do të jetë në Londër.

Edhe disa lojtarë të Chelsea-t e kanë aprovuar transferimin e mundshëm të gjermanit.

Megjithatë, nga Anglia ka ardhur një prapaskenë tjetër që sqaron më mirë sesi kanë shkuar gjërat mes Werner dhe Chelsea-t. Në këtë rast, sesi sulmuesi gjerman ka zgjedhur blutë pas një telefonate me Jurgen Klopp.

Siç ka shkruar Metro, në fakt, një telefonatë e trajnerit të Të Kuqve duket se ka bindur lojtarin që të zgjedhë transferimin në Londër. Klopp mësohet t’i ketë shpjeguar se Liverpool nuk mund ta blinte në këtë moment: një çështje thjesht ekonomike dhe që nuk kishte lidhje me aspektin teknik.

Menjëherë pas bisedës me trajnerin gjerman, Werner duket se ka arritur marrëveshjen me Chelsea-n dhe sezonin e ardhshëm ai mund të sfidojë pikërisht Klopp-in për titullin në Premier League…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit