Werner, llupësi që u bë sulmues për karamelet: “Nëse shënoj 10 gola…”

10 Gusht 2022
13:31
Denis Hakanaj
back button

Në futboll të gjithë motivohen si munden. Ka nga ata që ëndërrojnë të bëhen më të mirët në botë, ata për të thyer rekorde që duken të destinuara të zgjasin një jetë, ata për të gjurmuar hapat e kampionit të tyre të preferuar.

Dhe pastaj ka nga ata që vazhdojnë përpara… me karamele. E pabesueshme, por e vërtetë, një nga qendërsulmuesit më të mirë në botë, Timo Werner, është bërë snajper para portës, sepse ka qenë gjithmonë një fëmijë llupës.

Këtë e ka treguar vetë sulmuesi, i cili sapo është kthyer te Leipzig nga Chelsea, i cili e kishte blerë për pesëdhjetë milionë euro, në një intervistë kohë më parë për Independent.

Në të cilën gjermani shpjegoi se dashuria për ëmbëlsirat, të paktën në rastin e tij, nuk ishte problem, përkundrazi…

KARAMELET

“Në fillim të karrierës sime, kur isha nëntë ose dhjetë vjeç, babai më blinte karamele ose diçka tjetër kur bëja një paraqitje të mirë.

“Kështu fillova të mendoj ‘ok, nëse shënoj dhjetë gola do të kem dhjetë euro’. Kështu do të mund të blija shumë karamele. Ishte një shaka me babin tim, por në fund më ka shtuar dëshirën për të shënuar. Dhe tani më pëlqen të shënojgola”.

Leipzig do të jetë i lumtur, që ka vënë bast për rikthimin e tij për të përforcuar një sulm që vitin e kaluar shënoi më pak se sa duhej, duke pasur parasysh mënyrën se si luajnë saksonët. Dhe të paktën trajneri gjerman do të dijë si ta motivojë sulmuesin.

LEIPZIG KA DALË ME FITIM

Në fund të fundit, klubi mund të blinte shumë ëmbëlsira duke pasur parasysh se sa ka fituar nga lëvizjet që kanë të bëjnë me qendërsulmuesin.

Kur ai u mor nga Stuttgart në 2016, kushtoi 22 milionë, një shifër e rëndësishme që Leipzig e ka shpenzuar për një sulmues që ishte vetëm 20 vjeç, por me potencial të konsiderueshëm.

Dhe ky investim ka sjellë shumë fryte, si për golat e shënuar, ashtu edhe për atë që klubi gjerman ka fituar që nga shitja e Werner-it.

Chelsea shpenzoi 55 milionë, por nuk e pa kurrë versionin gjerman të qendërsulmuesit, i cili mund të mburret me një Champions League, por sigurisht nuk ishte një nga protagonistët.

Tani rikthimi në Red Bull Arena, për 20 milionë. Dhe pavarësisht se e bleu atë dy herë, Leipzig ende fitoi rreth 13 milionë me të. Mjaft për të blerë shumë karamele… për ta bërë atë golashënuesin më të mirë!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit