Werner: Ndryshimet e VAR? Do të kisha 5 gola më shumë…

13 Qershor 2021
15:49
Denis Hakanaj
back button

Premier League duket se po mendon të modifikojë disa aspekte të VAR.

Më saktësisht, trashësinë e vijave që sinjalizojnë pozicionin jashtë loje në mënyrë që t’i japë më shumë “liri” në lëvizje sulmuesve.

Në lidhje me këtë ndryshim të mundshëm ka folur edhe sulmuesi i Gjermanisë dhe Chelsea-t, Timo Werner.

“Kam lexuar se duan ta bëjnë më të trashë vijën e VAR në Angli. Do të ishte një gjë e mirë për mua sepse jam i bindur se do të kisha shënuar 5 gola më shumë në këtë sezon”, ka thënë Werner për Mirror.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit