Werner te Chelsea, vijnë 3 indicie nga rrjetet sociale!

5 Qershor 2020
12:22
Telesport
back button

Timo Werner te Chelsea tashmë është thuajse e kryer. “Bild” u ekspozua shumë dhe madje bëri me dije edhe detajet e kontratës në Londër, pagesën e klauzolës dhe sidomos zgjedhjen e Leipzig për të hequr dorë nga bomberi kryesor dhe arkëtuar.

Një tjetër provë që ky transferim është i kryer vjen nga disa “like” (pëlqime) që një postimi fotomontazh të faqes prestigjoze 433 ka marrë nga tre futbollistë të Chelsea: Antonio Rudiger, Tammy Abraham dhe Kepa Arrizabalaga.

Pas Hakim Zyech të zyrtarizuar në muajin shkurt, Werner do të jetë goditja e dytë për blutë, teksa pritet që më pas të vijë edhe blerja tjetër, ajo e Ben Chilëell nga Leicester (mbrojtës i majtë).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit