West Ham-Manchester City, sfida e Premier përfundon në kinema për 6.99 sterlina

23 Tetor 2020
17:06
Denis Hakanaj
back button

Një lajm i bukur për tifozët e West Ham që të shtunën do të kenë mundësinë ta ndjekin ndeshjen kundër Manchester City-t në kampionat direkt nga ekrani i madh, jo i stadiumit, por i një kinemaje.

Lajmin e ka thënë Times që ka shpjeguar se ndeshja do të transmetohet në disa kinema të Londrës në mënyrë që të respektohen ligje3t në lidhje me numrin e spektatorëve që mund ta ndjekin takimin live.

Ndeshja e Premier League mes Hammers dhe skuadrës së Guardiola-s do të jepet në disa kinema, por bën përshtypje fakti se pikërisht 500 metra larg stadiumit është një nga sallat që do të transmetojë ndeshjen për vetëm 100 tifozë.

Shfaqja e ndeshjes do të ketë një kosto 6.99 sterlina. Do të jenë të ndaluar koret dhe tifozët do të duhet të mbajnë një maskë.  Gjithashtu, për të respektuar protokollin, do të jetë e ndaluar të hahet ose të pihet edhe pse mbi këtë rregull të fundit ka patur disa mosmarrëveshje.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit