Westbrook e Irving marrin vendimin për të ardhmen, John Wall transferohet te Clippers

29 Qershor 2022
9:53
Gentian Spiri

Më 1 korrik do të çelet zyrtarisht merkato e verës në NBA, por konfirmimet e para në lidhje me të ardhmen e disa perj lojtarëve “big” kanë ardhur.

Basketbollisti Russell Westbrook do të qëndrojë të Lakers edhe pse u përfol për një transferim të tij. Ai do të shfrytëzojë klauzolën në favorin e tij, pasi ka marrë garanci nga klubi se do të jetë në qendër të projektit të trajnerit Ham.

Edhe Kyrie Irving do të qëndrojë te skuadra e Brooklyn Nets, duke shfytëzuar në favorin e tij një klauzolë që kishte në kontratë. Ditët e fundit u përfol se Irving e Westbrook do të shkëmbeheshin, por duket se lojtarët do të qëndrojnë në skuadrat aktuale.

Ai që ka ndërruar fanellë është John Wall, që pas një viti do të largohet nga Houston Rockets. Basketbollisti do të transferohet te skuadra e Clippers.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit