White: Dueli mes Conor e Poirier s’është për titullin, Khabib do të rikthehet

19 Nëntor 2020
8:50
Telesport
back button

UFC-ja pritet të organizojë në janar të vitit të ardhshëm duelin e peshës së lehtë mes ish-kampionit të këtij Divizioni, Conor McGregor dhe pretendentit për titull Dustin Poirier. Kur priste që kjo sfidë të ishte për titullin kampion të këtij Divizioni, i lënë vakant pas tërheqjes së Khabib Nurmagomedov (29-0), ka mbetur i zhgënjyer.

Presidenti i UFC-së, Dana White, tha për mediat: “Ai duel nuk do të jetë për titull, pasi Khabib do të duelojë sërish në kafaz. Jam i sigurt se ai do të rikthehet për të arritur fitoren e 30-të në karrierë. Le të kalojë pak kohë sa të vendosë përfundimisht. Nuk ka pse të nxitohemi. Ndërsa sfida mes Conor dhe Poirier nuk do të jetë për titullin”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit