Wijnaldum, gati t’i thotë lamtumirë PSG për “skuadrën e zemrës”

14 Janar 2022
15:57
Denis Hakanaj
back button

I tha lamtumirë Liverpool-it dhe zgjodhi të transferohej te Paris Saint-Germain. Një zgjedhje që nuk ka rezultuar ajo e duhura, të paktën për momentin.

Po flasim për Georginio Wijnaldum, mesfushor holandez, i cili po mendon të largohet nga Franca për t’u kthyer në Angli, te një skuadër që ka një domethënie të veçantë për të: Arsenal-i.

Siç ka shkruar The Sun, Wijnaldum do të donte të kthehej në Premier League dhe do të ishte i lumtur të luante për ekipin e Mikel Arteta-s.

Mbrapa këtij vendimi duket se qëndron pëlqimi i tij për ekipin e Londrës, skuadra e tij e zemrës në fëmijëri.

Aktivizimi i pakët në Paris dhe merkato e hapur e janarit e bëjnë më të mundur realizimin e ëndrrës së mesfushorit për të luajtur me “ekipin e zemrës”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit